Një burrë në Itali iu nënshtrua operacionit të amputimit të penisit për një tumor të dyshuar, por doli që nuk ishte aty. Mediat italiane bëjnë me dije se për këtë arsye, urologu që operoi tashmë rrezikon të përfundojë në gjyq, pasi pacienti e konsideron veten viktimë të një dëmi shumë të rëndë dhe kërkon dëmshpërblim.
Çështja shëndetësore është objekt i një dosjeje gjyqësore që do të mbërrijë në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Gjykatës së Arezzo-s, Claudio Lara, më 9 mars për seancën paraprake. Në rrezik gjyqi është një mjek tridhjetë vjeçar i cili më 13 nëntor 2018 kreu operacionin shkatërrues në spitalin San Donato në Arezzo të një burri të lindur në vitin 1954, i cili ishte ekzaminuar më parë në muajin tetor.
Burimi: https://www.ansa.it/sito/notizie/cronaca/2023/03/02/chirurgo-amputa-pene-ma-tumore-non-ce-paziente-vuole-danni_f83f1ee7-4ba6-4d09-9e1e-8570a1f64e8f.html