“Pres të kthehesh, të realizojmë ëndrrat”, e dashura e makinistit të trenit rrëqeth me dedikimin

Një makinist (shofer) treni 28-vjeçar ka qenë mes viktimave që humbën jetën nga aksidenti hekurudhor në Greqi.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi pasi dy trena, njëri për pasagjerë dhe tjetri për mallra, u përplasën teksa ishin duke udhëtuar në të njëjtën linjë.

28-vjeçari Nikos Nalbandis ishte në trenin Intercity 62 dhe humbi jetën menjëherë pas aksidentit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur partnerja e tij me një postim emocionues në rrjetet sociale.

E reja i dha lamtumirën e fundit partnerit të saj me një foto të tyren së bashku, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin e mëposhtëm: “O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu dhe po pres…”

Poshtë postimit, miqtë dhe të afërmit i dhanë gjithashtu lamtumirën e tyre 28-vjeçarit fatkeq.

Kujtojmë se nga aksidenti hekurudhor në Greqi kanë humbur jetën deri më tani 57 persona, ndërsa shumë të tjerë nuk janë identifikuar ende.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *