Këtë të mërkurë 24 prill, nisi dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, pas miratimit në Kuvend me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.
Një i ri nga burgu i Fierit, teksa përfitoi lirinë nga hyrja në fuqi e ligjit,u bëri thirje politikanëve që ta bëjnë më shpesh një amnisti të tillë, pasi është një gjest human.
I sapoliruari tha se kishte vuajtuar në burgun e Fierit 10 vite e 9 muaj burg për trafik droge dhe shtoi se nuk kishte përfituar kurrë nga amnistia.
“Shyqyr zotit që këta e bënë amnistinë në fund të burgut, nuk përfituam shumë. Duhet të ishte bërë më përpara. Ka 4 vite që s’kanë bërë asgjë. Të reflektojnë politikanët tanë dhe ta bëjnë për vit, se është turpi i zotit është diçka humane. Nuk janë të gjithë çunat kontigjent kriminal. Mua m’u fal një vit, viti i funidt. Unë jam dënuar për trafik droge. Amnistia të jetë më e shpeshtë dhe ta përfitojnë të gjithë se kanë bërë shumë ndalime, siç është neni 79 për plagosje. Kam bërë 10 vite e 9 muaj burg”, tha ai.