I riu rrahu keq mësuesin në Tepelenë, i kishte ngacmuar motrën 13 vjeçare

Detaje të reja janë zbuluar pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit të fiskulturës në Tepelenë.Mësohet se ai është dhunuar nga Alvi Gumeni, vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën ku punonte Kleanthi Laçi.

E mitura ka telefonuar të vëllanë duke i kërkuar ndihmë, pasi sipas saj mësuesi 59-vjeçar e kishte ngacmuar seksualisht.Pas telefonatës së të motrës, Alvi Gumeni është kthyer nga emigrimi dhe ka dhunuar mësuesin e fizkulturës.

Alvi Gumeni mësohet se është shoqëruar në policinë e Tepelenës gjatë mëngjesit të sotëm duke shpjeguar arsyet e veprimit të tij.Ai tha se ndërmori këtë akt pas ndihmës që i kërkoi e motra, e cila ishte nxënëse e Kleanthi Laçit.

Gumeni tha para hetuesve se e 13-vjeçarja i kishte thënë se mësuesi e ka ngacmuar seksualisht shumë herë dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri.

Gjithashtu edhe e mitura në dëshminë e saj ka pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga Kleanthi Laçi. Ajo është marrë në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.

Mësuesi i dhunuar brutralisht mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, Kleanth Laçi ka reaguar pas akuzave të rënda të autorit, tashmë të vetëdorëzuar në polici.

Por mësuesi shprehet i shokuar dhe i tronditur teksa hedh poshtë akuzën e rëndë të pretenduar nga autori. Ai thotë se prej 20 vitesh në profesionin e mësuesit, nuk ka patur asnjë veprim apo sjellje të gabuar me asnjë person në qytet, dhe aq më pak me një nxënëse.

Laçi shton se njihet me familjen e vajzës dhe prej tyre kurrë nuk ka patur asnjë dyshim apo akuzë të tillë.

Reagimi i plotë i mësuesit Kleanthi Laçi:

Ndihem tejet i tronditur dhe i shokuar nga kjo akuzë e tmerrshme dhe tërësisht e pavërtetë ndaj meje. Një sajesë e llahtarshme që nuk mund të jetë menduar nga një femijë, për të cilën nuk gjej dot arsyen. Deri sot kam qenë në shok total pasi nuk kuptoja se pse më ndodhi situata e djeshme dhe i vetmi mendim ishte që me siguri më kanë ngatërruar me dikë tjetër. Kjo e sotmja është e pabesueshme!

Unë kam 20 vjet në profesion dhe kurrë nuk ka ndodhur të kryej asnjë veprim apo sjellje të gabuar me asnjë person në qytet, aq më pak me një nxënëse. Familjarisht kemi marrëdhënie të mira dhe të afërta me familjen e vajzës prej vitesh dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë ndryshim apo shqetesim nga familjarët a vetë vajza.

Nuk e di arsyen e këtij trillimi të tmerrshëm për mua dhe familjen time dhe as mund ta imagjinoja që mund të ndodhte ndonjëherë një ngjarje e tillë. Nuk gjej dot shpjegim logjik për situatën, por ndoshta presioni apo ndikimi për arsye të panjohura prej meje në këto momente kanë çuar nxënësen time të bëjë një akuzë të tillë mostruoze.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *