Motra e shqiptarit që kreu vetëvrasje në një burg të Anglisë ka folur për mediat e huaja. Ajo pretendon se shkak për ngjarjen është bërë trajtimi si kafshë para vdekjes.The Telegraph shkuan se Leonard Farruku, 27 vjeç, pagoi 4,000 euro (3,436 £) për të kaluar Kanalin me një varkë të vogël verën e kaluar.Javën e kaluar u zbulua se i riu azilkërkues ishte ankuar për shëndetin e tij mendor një ditë para se të vdiste dhe, sipas personave të pranishëm, ishte dëgjuar duke bërtitur dhe përplasur në murin e kabinës së tij.Motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha se ishte e tronditur nga lajmi, të cilin e morën vesh nga të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar të kontaktuar nga policia që po hetonte vdekjen.
“Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se kushtet në atë varkë nuk ishin të këqija, por ato trajtoheshin nga rojet si kafshë.” tha Dushku.“Vëllai im, kur mbërriti në MB, i dha Home Office adresën e të afërmve tanë në Londër. Ata u kontaktuan nga policia e cila u tregoi se çfarë kishte ndodhur.“Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq.”Vdekja shqiptarit vjen pasi një 23-vjeçar u përpoq të vriste veten në një parking hoteli në Essex muajin e kaluar, pasi kishte dëgjuar se do të transferohej në Bibby Stokholm.
Farruku mbërriti në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël gushtin e kaluar si pjesë e një numri prej më shumë se 12,000 shqiptarësh përgjatë Kanalit, një e katërta e të gjitha kalimeve vitin e kaluar.I lindur në fshatin Manez, pranë qytetit të Durrësit, motra e tij tha se ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të punës dhe për të siguruar leje qëndrimi.“Ai erdhi në MB me ëndrrën për të gjetur punë më të mirë dhe, më e rëndësishmja, për të marrë leje të pacaktuar për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Dushku.Jola Dushku tregoi se ata kishin humbur të dy prindërit e tyre, një humbje që ndryshoi vëllain e saj. “Leonardi u bë një person tjetër kur nëna jonë vdiq. Vdekja e saj e ndryshoi atë”, tha e motra.Ajo tha se ai ishte i vendosur të merrte leje të pacaktuar për të qëndruar në MB, kështu që donte të “përmbushte të gjitha kërkesat e Home Office”.“Unë do të gjej paqen në mendjen time vetëm kur të gjej të vërtetën e asaj që ndodhi atë natë në Bibby Stokholm,” përfundoi 33-vjeçarja.