Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit, njëra prej tyre përfundon në humnerë, të paktën 2 viktima

Një aksidenti i rëndë me dy viktima dhe një të plagosur ka ndodhur ditën e sotme (18 dhjetor) në Rrugën e Arbrit, pranë Shkallës së Tujanit, ky dy  automjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin.

Policia njofton se pas përplasjes një prej makinave me dy persona brenda ka rënë në humnerë dhe shtetasit që kanë qenë në këtë automjet kanë humbur jetën.

Po ashtu shoferi i automjetit tjetër, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *