I shpërtheu bombola e gazit, ndërron jetë 34 vjeçari nga Maliqi

Një prej personave të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Maliq ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç. Ndërkohë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 34-vjeçari Taulant Konica.

Ai kishte djegie të shumta trupore dhe nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Bashkë me të, mbetën të plagosur edhe babai i tij, Refat Konica, 59 vjeç, si edhe kunati i tij shtetasi A. M., 40 vjeç. Burime nga spitali bëjnë me dije se Refat Konica është në gjendje të stabilizuar, ndërsa 40-vjeçari në gjendje shumë të rënduar me edema post-djegie.

Kur ndodhi ngjarja pasditen e të shtunës, ata u dërguan fillimisht në spitalin e Korçës, por mjekët vendosën t’i dërgojnë me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi kishin pësuar djegie të rënda trupore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *