‘I tregoi foton e 3 fëmijëve’/ Monologu rrëqethës i Ermal Metës: Polici e kuptoi që nëna kishte pasaportë fallco, por e la të kalonte

Në një monolog të realizuar për programin italian “Le Iene” këngëtari me origjinë shqiptare që jeton në Itali, Ermal Meta rrëfen rrugëtimit e nënës së tij nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë. Ai gjithashtu solli në kujtesë gjendjen e vështirë të grave në atë kohë, sepse në ato ditë, siç tregon këngëtari, mund t’i ndodhte çdo gjë një vajze pa burrë. Në një rrëfim të gjatë, Meta tregoi si mirësia e dy të panjohurve i ndryshoi jetën familjes së tij, shkruan tgcom.24

“Ajo grua (nëna e tij) nuk i besonte askujt”, tregon ai.

“Një ditë në rrugë i afrohet një i panjohur dhe i thotë se ka dëgjuar gjëra, gjëra të tmerrshme që do t’i ndodhin. Ajo frikësohet, por e beson. I panjohuri e këshillon të largohet, por ajo nuk di si ta bëjë. Ai ofrohet t’i paguajë një pasaportë të huajë gjermane. Ai nuk dëshiron asgjë në këmbim. I kërkon vetëm foto pasaporte. Kur ajo e pyet pse po e ndihmon, ai përgjigjet se nuk po e bën vetëm për atë, por edhe për fëmijët e saj. Pas kësaj, gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe merr tragetin që shpreson ta çojë drejt një jetë të panjohur, por më të mirë. Ajo kalon pa vështirësi kontrollet e policisë shqiptare dhe kështu rreth orës 07.00 të mëngjesit të ditës së nesërme anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit. Megjithatë, mbërritja në Itali do të ishte më komplekse se sa pritej. Në kontrolle, një oficer vë re atë pasaportë false: Ai duket se e kishte kuptuar tashmë. “Kjo pasaportë është e rreme, e di?” thotë me zë të ulët. “Po, e di”, pranon ajo. “Nuk mund të lë të kalosh, duhet të të kthej prapa. Gruaja qan duke u përpjekur të mos shihet nga të tjerët. Më pas nga çanta nxjerr një fotografi”: “Këta janë tre fëmijët e mi. Nëse kthehem nuk do të ketë të ardhme për ta”. Me të dëgjuar këtë, oficeri merr pasaportën e saj dhe e vulos.“Ajo është e lirë të shkojë”. Ajo do të donte ta përqafonte, por nuk mundej. “Ik, dhe fat të mirë!” i thotë oficeri, duke i treguar derën e së ardhmes së saj të pasigurt. Dy akte dashamirësie shpëtuan katër jetë. Mes atyre jetëve ishte edhe e imja. Jini të sjellshem. Ju mund të shpëtoni dikë”, tregon ai.

Pas gjithë vështirësive, sot Ermal Meta është një nga artistët që e përfaqëson denjësisht Shqipërinë në botë. Në 2018 kantautori shqiptar triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *