Drineda Danglli mësuesja nga Bilishti i Korçës, nëna e një fëmije të mitur, sërish ndihet e pashpresë dhe duke kërkuar ndihmën e shqiptarëve.
Që prej janarit të vitit 2020 ajo u diagnostifikua me leucemi akute dhe gjendja shëndetësore e saj sa vinte dhe përkeqësohej. Pas sigurimit të shumës së kërkuar Drineda iu nënshtrua transplantit të palcës kockore në Turqi, mirëpo fatkeqësisht ajo dita ditës tani po humbet shikimin dhe si pasojë e medikamenteve të marra ka pësuar dëmtime në organet si mushkëritë, mëlçia.
Shikimi i saj dita ditës po humbet dhe ka nevojë urgjentisht për një operacion në sy për të parandaluar verbërimin. Asaj i nevojiten mjete për operimin e syve, për trajtimin e mushkërive të bardha dhe melçisë.
Ndërkohë, fatkeqësitë në familjen e saj nuk kanë të ndalur pasi edhe babai i saj është diagnostifikuar me kancer i cili i ka mbërthyer të gjitha organet. Ashtu si dhe vetë Drineda shprehet në video tani nuk ka as mbështetjen e babait pasi ai vetë është duke jetuar ditët e fundit, prandaj dhe kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve që të mbledhin shumën e kërkuar për të mundësuar operacionin e saj.
Për Drinedën është hapur edhe një faqe në “GoFundMe” ku të gjithë qytetarët mund të japin kontributin e tyre.
Për të dhënë kontributin tuaj klikoni KËTU!
Gjithashtu është afishuar edhe numri i të resë: +355698356144