Shpërndante kanabis, arrestohet 22-vjeçari në Korçë, të riut i gjenden armë dhe municion luftarak

Jorgaq Dolani është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak. 22-vjeçari u vu në pranga pasi iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 2 krehra me fishekë, 3 thika dhe një sasi kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit “Hidden gun” u arrestua Dolani. Policia po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij personi./

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *