Vëllai i Madh informoi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri se përgjatë ditës do të futen disa personazhe, por se konkurrentët nuk duhet të reagojnë.
Arritja me sukses e kësaj prove do bënte që çmimit final do i shtohej 10 mijë euro.
Më parë u fut fituesi i BBVip 1, Ilir Shaqiri, dhe me hyrjen e tij, banorët e thyen rregullin direkt duke e takuar të gjithë Ilirin, e askush nuk respektoi rregullin e mosreagimit. Ishte pikërisht Olta ajo që prishi rregullin.
Olta: E pranoj fajin, ishte i imi. Po ju ça jeni duke bërë?
Luizi: The që nëse çuni më futet, do e përqafoj.
Olta: Po dhe e prisha me Ilirin, çfarë keni tani, unë e prisha
Luizi: Po ta mbajmë në kuadër të lojës moj burrneshë
Olta: Ok, pra dakort
Luizi: Ilirin nuk e ke as kushëri, as asgjë, mund ta kesh shok
Olta: Kisha shumë dëshirë ta takoja. Më doli spontanisht nuk e kontrollova dot
Luizi: Po këtë herë e prishe pra, iku, loja kushedi sa zgjat, do hyjnë 15 vetë, të gjithë ta prishim nga njëherë ça kuptimi ka.
Ndër të tjera ai ka patur një bisedë me Luizin dhe me banorët e tjerë rreth kurioziteteve të tyre për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audience. Luizi e ka pyetur Ilirin se kush fiton sipas tij dhe balerini është shprehur:
Iliri: Kush ka hyrë i parë do dal i fundit…
Luizi: Olta ka hyrë
Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta është anasjelltas këtë vit…