“Im bir është autik”, rrëfimi rrëqethës i Meritonit: I lutem nënës së tij të më lërë afër gjysmës time

Një debat mes Roza Latit dhe Meriton Mjekiqit ka bërë që ky i fundit të rrëfej historinë e tij për të qartësuar të gjitha pyetjet që moderatoja ka kohë që i bën. Roza e ka akuzuar se ai nuk e takon djalin e tij dhe nuk i dërgon para.

Pasi sipas moderatores pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin.

Meritoni: Çdo ditë që kalon, e kuptojmë veten dhe gabimet që bëjmë. E kam kuptuar çfarë dua, çfarë bëj dhe kur të dal e di që duhet të jem shembull për familjen time dhe për të afërmit e mi. Disa herë Roza e ka përmendur historinë e djalit tim por nuk më ka pyetur për të mësuar. Nuk e di pse djali im është larg apo pse unë nuk jam metë.

Kam shumë emocione kur flas për djalin tim. Kam shumë muaj që nuk e shoh, apo që nuk ia dëgjoj zërin. Isha vetëm 22 vjeç kur kuptova që do bëhesha baba. Nuk kam qenë aty kur lindi djali sepse ai ishte në Itali. Nuk kisha as vizë për të udhëtuar. Ishte dhe covid, nuk e kam takuar edhe për dy vjet për shkak të problemeve me nënë e tij. E kam takuar pas dy vitesh. Ka qenë emocionuese. Kam pasur probleme me nënë e tij, nuk flas dot më. Do doja shumë ta kisha afër por nëna e tij nuk do. Dua ta falenderoj shumë për gjithçka, për djalin, ai është arsyeja që na mban afër. Më ka marrë malli. Do doja të shikoja video ose diçka por nuk do nëna e tij. Urroj që një ditë ai të bëhet burrë dhe ta kuptojë ndarjen tonë. Do t’i kërkoj falje për shumë gjëra dhe dua të jem shembull për të. Çdo gjë e bëj për të.

Më nënë e tij jemi njohur që 17 vjeç, kemi pasur një dashuri shumë të madhe. 22 vjeç kuptuam që do bëheshim pridnër. 23 u bëra baba, aty nisën problemet. Si i ri nisa të krijoj diçka brenda qytetit tim, ajo ishte në Austri. Debati ishte ku do jetonim. Unë nuk ksiha vizë, ajo më vendosi kush që eja në Austri ose ne nuk vimë, për këtë arsye ne u ndamë. Unë doja që të jetonim në Prishtinë. Kjo nuk u bë dhe gjërat janë si tani, unë nuk e takoj më.

Unë duhet të prezantoja një festival dhe mora vizë për të udhëtuar. Kur festivali dështoi unë u gëzova spese kisha mundësinë ta takoja. Me atë vizë dy-ditore udhëtova drejt Zvicrës dhe aty e takova për herë të parë.

Unë jam brenda për një kauzë që nuk e kam folur më parë. Leari është fëmijë autik, nëse fitoj, dua që gjysma e çmimit të shkojë për Learin dhe tjetra për fëmijët e tjerë me të njëjtin problem.

Gjej rastin t’i kërkoj falje, nuk kam qenë prezent, por e di që Ergesa ka për të bërë më të mirën sepse e di që unë dua të jem prejsë e jetës së tij. Do i kërkoj publikisht t’i lëmë në anë të gjitha dhe unë të jem në gjysmën time.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *