– Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku thotë se shihet edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, i cili është shpallur non grata nga ShBA dhe Britania e Madhe.
Svelça sqaron se personi që shihet në video duke folur me radiomarrës është Radojçiç. Ai është në krye të grupit të terroristëve duke i drejtuar ata.
“Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan”, thuhet në postimin e Sveçlës.