Ish-gardiania, Vera, e cila prej shumë vitesh jeton në Londër së fundmi ka kujtuar jetën e saj në Shqipëri.
Ajo ka treguar se që prej moshës 14 vjeçare ka punuar, fillimisht ka punuar në bujqësi dhe më pas ka punuar si gardiane në burg.
Gjatë rrëfimit të saj Vera ka kujtuar dhe një sekuencë me Nexhmije Hoxhën e cila asoj kohe ishte e burgosur.
Ish-gardiania ka treguar se Hoxha konsumonte vetëm çaj me djathë dhe biskota.
“Ajo ishte në moshë dhe më vinte keq. Çdo ditë pinte vetëm çaj me djathë dhe biskota”, tregoi ndër të tjera Vera për “Ftesë në pesë”.