Këngëtari Gjon Karrica, i njohur ndryshe si Lugati, brenda shtëpisë së Big Brother Kosova ka sjellë historinë e trishtë.
Ai ka treguar se bashkëshortja e tij ka humbur shikimin rreth 7 vite pas martesës. Shkak ka qenë një sëmundje që i ka rrëmbyer 90% shikimin e duket se e kanë të trashëguar.
Fatkeqësia që i ka ndodhur nuk ka ndikuar aspak te dashuria e tyre pasi ashtu si dhe vetë këngëtari e thotë vijon ta dojë akoma dhe më shumë.
“Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një hendikep. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, ka rrëfyer mes të tjerash Gjoni. Ata janë prindër edhe të një djali 6 vjeç.