Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe ish-partneri i saj Ledri Vula, si dhe partnerja e këtij të fundit, Sara Hoxha, u kthyen në qendër më vëmendjes pak kohë më parë, ku në media qarkulluan lajme se miqësia prej vitesh e treshes, ishte krisur.
Gjithçka nisi kur ne rrjet qarkulluam lajme se në një fragment në këngët e tyre, Dafina dhe Ledri po i kthejnë përgjigje njëri-tjetrit.
Sara Hoxha ka folur për herë të parë lidhur më këtë situatë, dhe për krisjen e raportit miqësor mes saj dhe Ledri Vulës, me këngëtaren Dafina Zeqiri.
E ftuar në “S’e Luan Topi”, Sara tha se gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postin Dafit. Mesazhi në dukje aspak tendencioz, mori më shumë vëmendje nga mediat.
Ndërsa e ka cilësuar si një shoqe shumë të afërt Dafinën, Sara u shpreh se nuk e kuptoi së çfarë ndodhi mes tyre.
“Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë”, u shpreh ajo.
“Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri.
Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë.
Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”– tha Sara
E pyetur nëse kishte diçka për t’i thënë, Sara u shpreh: “Jo, jo. Unë mendoj se çdo njeri ka arsyet e veta dhe nëse ajo e mendon ashtu, lëre ta mendoj ashtu. Unë nuk jam këtu për t’i shpjeguar asaj që gjerat nuk është ashtu siç e mendon ajo. Ajo duhet të ketë persona të tjerë rreth e rrotull që t’ja thonë diçka të tillë”– përfundoi Sara, duke i uruar artistes gjithë të mirat.