Mëngjesi i së hënës ishte dhe mëngjesi i vdekjes në Turqi dhe Siri. Lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit kanë lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur.
Pas tërmetit të fuqishëm të orëve të para të mëngjesit, një tjetër tërmet goditi vendin paraditen e së martes me magnitudë 7.7 të shallës Rihter.
Në rrjet është publikuar një video ku shihet një qytetar i cili teksa ishte duke qarkulluar me mjet po filmonte situatën kaotike në të cilën ndodhej vendi pas tërmetit të parë.
Ndërkohë, në momentin që ai po filmonte tërmeti i dytë goditi zonës dhe në video shihet se si pallatet shemben para syve të qytetarit.
Kahramanmaraş #Elbistan‘da yaşanan #deprem ve sonrasında binaların çöküş anı araba kamerasına yansıdı. pic.twitter.com/LioL8OAqRG
— Ortadoğu Haber (@haberortadogu) February 6, 2023