Ishte duke ecur me makinë kur ra tërmeti, momenti kur pallatet i bien para syve

Mëngjesi i së hënës ishte dhe mëngjesi i vdekjes në Turqi dhe Siri. Lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit kanë lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur.

Pas tërmetit të fuqishëm të orëve të para të mëngjesit, një tjetër tërmet goditi vendin paraditen e së martes me magnitudë 7.7 të shallës Rihter.

Në rrjet është publikuar një video ku shihet një qytetar i cili teksa ishte duke qarkulluar me mjet po filmonte situatën kaotike në të cilën ndodhej vendi pas tërmetit të parë.

Ndërkohë, në momentin që ai po filmonte tërmeti i dytë goditi zonës dhe në video shihet se si pallatet shemben para syve të qytetarit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *