Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, Ornela Gjeçi e cila humbi jetën sot pasi e zuri korrenti në dush. 45 vjeçarja ishte drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Rrubjek.
Ajo u gjet nga bashkëshorti i cili e dërgoi menjëherë në spital, por mjekët konstatuan se ajo ishte pa shenja jete.
Zyra Arsimore Shijak dhe kolegët e shkollës kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për humbjen e saj, duke thënë se gjithmonë do të kujtohet si një njeri pozitiv, e qeshur dhe arsimtare e përkushtuar.
“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë – Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkruan shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.
“E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë! Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak.