Spanjoll dhe rumunë për ndërtimin e serave moderne në Divjakë, banori: Viktima ishte i punësuar, ishin grup i shkëlqyer

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Divjakë, pasi një 47-vjeçar spanjoll u gjet pa shenja jete në hotel, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Spanjolli ishte i punësuar nga një firmë e shtetit të tij dhe ishte specialist i ndërtimit të serave.

Një banor i zonës tha se grupi i tyre që kishin me vete edhe punëtorë rumunë, ishte nje grup shumë i mirë, por tani u larguan.

Serat moderne që po ngriheshin janë për prodhimin e luleshtrydheve, specave dhe domateve.

Banori shprehet se firma për gati një viti ka ngritur rreth 40 hektarë sera dhe e kanë bërë në mënyrë të shkëlqyer sipas tij.

“Aty janë ngritur sera moderne për prodhimin e luleshtrydheve, specave, domateve. Ka qenë një grup i mirë me spanjollë, të cilët kanë pasur edhe punëtorë rumunë, por u larguan.

Ndërtimi i serave vazhdon, këta dy ishin të punësuar të dy nga firma spanjolle.

Nuk i kemi parë në fshat. Ata tani plotësojnë vitin që kanë filluar punë. Janë ngritur rreth 40 hektarë sera, kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer.

Asnjë nuk e dëshiron një ngjarje të tillë,” u shpreh banori.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *