Ishte “molla e sherrit” që përfundoi me vrasjen e shqiptarit, 22 vjeçarja: “Kam qenë e lidhur me të”

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e të riut shqiptar në Mykonos mëngjesin e sotëm. Siç raporton Protothema e gjithë skena është parë nga vajza 23-vjeçare, e cila ka qenë “molla e sherrit”.

E reja mësohet se është në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa në dëshminë e saj para policisë ka thënë se ajo “ka pasur lidhje me shqiptarin dy vite më parë”.

Ndërkohë, sipas burimeve të mediave greke, autori gjithashtu ka qenë i interesuar për vajzën dhe kur ka parë shqiptarin në gjendje të dehur të sillet keq me të ka reaguar.

Fillimisht ata janë përleshur me njëri tjetrin për 10 minuta, më pas ngjarja ka degraduar me përdorimin e armëve, ku 33-vjeçari qëlloi me armë zjarri në kokë 34 vjecarin shqiptar.

“Nga të dhënat e deritanishme të hetimeve policore, rezulton se më herët autori dhe viktima janë grindur brenda në dyqan dhe pasi janë larguar autori është rikthyer duke qëlluar viktimën”, thotë policia greke.

“Pas ngjarjes, autori është arratisur, por në kuadër të kontrollit policor në orën 07:30 është paraqitur në Nëndrejtorinë e Policisë Mykonos dhe është arrestuar, ndërsa i është konfiskuar arma e gjahut e gjetur në automjet”, thuhet në informacion.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *