“Ishte shok me Elidionin”/ I afërmi i 17-vjeçarit që i mbijetoi shpërthimit në Lushnjë: Thotë se nuk mban mend…

Marsi nisi tragjikisht për familjen Hoxha nga fshati Stan Karbunarë i Lushnjës. Rreth orës 15:30 të datës 1, babë e bir, 55-vjeçari Roland Hoxha (Verçani), dhe djali i tij 24-vjeçar Elidion Hoxha humbën jetën si pasojë e një shpërthimi tragjik në punë.

Si pasojë e shpërthimit u lënduan edhe 7 persona të tjerë, që në momentin e ngjarjes, ishin duke punuar në një kapanon në zonën industriale të Lushnjës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”.

Për “Shqipëria LIVE” ka folur i afërmi i 17-vjeçarit Ilia, i cili i mbijetoi shpërthimit. Mondi Nezha ka deklaruar se i mituri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka lënë spitalin. Ai shpjegoi se i mituri nuk ishte i punësuar në magazinë, por shkonte aty pasi kishte shok të ndjerin Elidion Hoxha.

 “Falë Zotit Ilia është mirë, ka dalë ditën e shtunë nga spitali. Sot ka zhvilluar një vizitë për lëndimet, por është mirë. Nuk ka lëndime të rënda. Ilia është në shkollë të mesme, është 17 vjeç. Ai nuk punonte tek biznesi por ishte shumë shok me djalin që ndërroi jetë, me Lidionin. Mund të jepte ndonjë ndihmë por nuk ishte i punësuar. Ilia ka thënë ‘nuk mbaj mend asgjë, ndodhi një shpërthim kaq’. Unë isha duke bunuar në baçën e shtëpisë, dëgjova shpërthimin po nuk ma mori mendja se ishin djemtë e fshatit. Ishte shpërthim i fuishëm.”– tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *