Ishte ulur të shikonte ndeshjen, si u vra shqiptari nga bashkëatdhetarët. NUK ishte me ta…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Nea Joni, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Sipas medies greke Protothema.gr gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në lokal dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.

Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë lokalit dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dhe plumbi ka kapur një klient, i cili ishte shqiptar, por nuk kishte lidhje me grupin. Ai ishte ulur për të parë ndeshjen. Për pasojë shqiptari i cili sipas njoftimit ë parë nga policia greke nuk kishte lidhje me grupin e bashkëatdhetarëve të tij që u përleshën, mbeti i plagosur.

Pas plagosjes së shqiptarit grupi prej 7 personazh është zhdukur në drejtim të panjohur. Oficerët e policisë që u ndodhën në vendngjarje gjetën një xhip të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njerit prej anëtarëvetë grupit shqiptar. Shqiptari i plagosur u dërgua në spital ku ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit pasi kishte humbur shumë gjak.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *