Pronarit të medias i djegin makinën “Land Rover” në Shkodër

Gjatë natës, në Shkodër, konkretisht në zonën e njohur si “Dollari” është djegur një makinë “Land Rover” në pronësi të pronarit të televizionit lokal “Tv Rozafa”, Gasper Kokaj. Ky i fundit në vitin 2013 ai garoi nën logon e Partisë Republikane si kandidatpër deputet.

Sipas mediave djegia ka qenë e qëllimshme. Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë është konstatuar një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme. Kokaj në dëshminë e dhënë në Polici ka thënë se nuk ka patur konflikte dhe nuk e njeh autorin apo të ketë dyshime për ngjarjen.

“Nuk kam konflikte, nuk di kush mund ta ketë bërë”.-është shprehur ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *