“Jam gjyshja heroinë”, ja sa vite burg rrezikojnë Natasha dhe Armando

Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku u lanë në burg sot nga Gjykata pasi akuzohen për keqtrajtimin e një 10 vjeçari.

Gjyshja Natasha dhe djali Armando u arrestuan nga policia dhe u lanë në burg pas një denoncimi që bëri nëna e djalit 10-vjeçar se ish-burri dhe gjyshja po e përdorinin për video në TikTok me qëllim fitimin e parave.

Pasi Gjykata ka dhënë vendimin, Natasha nuk e ka pritur mirë vendimin dhe në një moment kur po transportohej nga forcat e policisë nga Gjykatat drejt burgut ajo ka kërkuar të flasë për gazetarët që ndodheshin në ambientet e jashtme.

“Një minutë të flas me kamerat… jam gjyshja heroinë” – dëgjohet të thotë 67-vjeçarja teksa ishte e shoqëruar nga policia. Shikoni videon e mëposhtme. Sipas ligjit ata mund të dënohen nga 2 deri në 5 vjet, në varësi të rrethanave lehtësuese ose rënduese. Pas daljes nga burgu nëna ka të drejtë të kërkojë një urdhër mbrojtje për të dhe për djalin e mitur.

67-vjeçarja dhe 44-vjeçari ranë në prangat e Policisë ditën e djeshme pas denoncimit të nënës së të miturit, që gjyshja dhe babai i tij, e  ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Dyshja nënë e bir njihen për videot dhe live-t (me fjalë banale) që bëjnë në Tik Tok. Uniformat blu njoftuan se arrestimi i nënë e bir është bërë pas kallëzimit që ish-bashkëshortja e 44-vjeçarit ka bërë në polici.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *