Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Policia e Shtetit ku 3 të mitur përfitonin shuma të majme parash duke përdorur identitetin e një vajzë. 3 djemtë të moshës 17 vjeç, nën identitetin Migena Zenelaj përfitonin para duke kontaktuar djem të tjerë të cilëve u premtonin takime.
Report Tv raporton se denoncimi është bërë nga një 23-vjeçar, të cilit 3 “Migenat” i kërkuan 150 mijë lekë të vjetra. Efektivët e komisariatit nr.1 në Tiranë nisën të hetonin pas denoncimit dhe u arrit të zbuloheshin të dhënat e tre të miturve që tashmë janë proceduar në gjendje të lirë për akuzën e mashtrimit.
Të miturve iu janë sekuestruar 2 telefona dhe pamje nga kamerat e sigurisë.