“Të dua jeta ime!”/ Zbardhen bisedat ditën e fundit të jetës së Martin Çeços në FB: Tina Pajollari është bërë gruaja e…

Pak muaj pas vrasjes së tij, profilet e Facebook-ut të Martin Çeços janë hapur dhe janë zbuluar bisedat që ai ka bërë me persona të ndryshëm.

Kujtojmë se 26-vjeçarit që u gjet i vrarë në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit mbrëmjen e 12 qershorit 2022, teksa hetimet për këtë ngjarje nuk janë zbardhur akoma.

Mediat kanë mundur të rikuperojnë numrin e telefonit që ka përdorur Martin Çeço, teksa ishte një proces i gjatë për shkak se fillimisht nuk dihej se në pronësi të kujt ishte numri edhe për shkak se babai nuk e mbante mend.Më pas një proces i rikonfigurimit të sistemit të operimit të kompanisë telefonike vështirësoi akoma më shumë punën. Por në fund kompania telefonike pranoi kërkesën e familjarëve të Martinit për rikthimin aktiv të numrit të Martin Çeços.

Falë rikthimit aktiv të këtij numri, janë hapur adresat e Facebook-ut që ka përdorur Martin Çeço, e veçanërisht dy prej adresave ku ai kishte qenë aktiv ditët dhe orët e fundit të jetës së tij. I gjithë procesi është regjistruar dhe dokumentuar, ndërsa çdo e dhënë nga këto adresa, me kërkesën e familjarëve të viktimës është ruajtur e plotë.

Bazuar në shqyrtimin e bisedave të Martin Çeços në Facebook, që në mëngjes e deri në orët e mbrëmjes të datës 12 Qershor 2022, Martin Çeço ka qenë i shqetësuar dhe në gjendje të rënduar emocionale.

Atij i ishte premtuar nga dikush se Tina Pajollari ishte bërë tashmë gruaja e tij dhe se kishte pranuar të lidhej e martohej me të. Teksa shihen dhe mesazhe ku Çeço i ka shprehur ndjenjat kësaj të fundit, teksa ndër të tjera i thotë “të dua jeta ime”.

Gjatë asaj dite, Martin Çeço kishte zhvilluar biseda dhe komunikime me persona të ndryshëm gjatë asaj dite.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *