Këngëtari Endrik Beba ishte banori i radhës i cili iu bashkua shtëpisë së “BBV3” dhe bëri mjaft bujë për lidhjen e tij me Sara Gjordenin. Në klipin prezantues të tij Endriku, Sara dukej e habitur kur e pa dhe madje përveshi mëngët për të treguar se është gati për ta pritur. Por me sa duket dy ish-partnerët ruajnë një marrëdhënie respekti me njëri-tjetri edhe pas ndarjes. Gjatë bisedës së tyre sot ata na japin më shumë detaje rreth lidhjes së tyre dikur:
Sara: Në qoftë se ne të dy do të zihemi ne do të dalim shumë budallenj.
Endrik: Unë s’kam ardhur me synimin për t’u zënë. Kjo është diçka që ka ndodhur më përpara, unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj të shkuarën. Unë jam shumë i lumtur edhe për ju të dy, uroj të jetë e vërtetë edhe uroj që ta shijoni që të dy.
Sara: Kur ne të dy e kemi ndarë historinë tonë unë kam qenë shumë e vogël ti e di këtë gjë. Edhe ti ke qenë disi i papjekur.
Endrik: I vogël, jo i papjekur.
Sara: Kam ato rezervat e mia dhe ti e di këtë gjë, por kam ndryshuar shumë edhe nuk jam njeri që mbaj mëri, kështu që mos e ki fare siklet.
Endrik: Jo s’kam patur. Ne jemi takuar edhe në dy-tre programe të tjera dhe më ke kaluar ngjitur dhe s’më ke folur.