“Jeni grup i dobët”/ Si nisi sherri në TikTok që përfundoi me dy të plagosur

Mbrëmjen e djeshme, Klajdi Mancaku, shok i Cleviol Ahmetit, ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni, kushëriri i Jurgen Vrioni dhe me Arben Haxhiun. Pas konfliktit në Tik Tok, Mancaku me djemtë e kanë lënë për t’u sqaruar ballë për ballë.

Pas kësaj, Mario Vrioni ka marrë kushëririn e tij, shtetasin Juxhin Vrioni dhe shtetasin Arben Haxhiu, shok i përbashkët i tyre dhe ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për t’u sqaruar me Klajdi Mansaku.

Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni dhe është larguar menjëherë. Të shtënat kanë lënë të plagosur Juxhinin dhe Arbenin.

Këta dy të fundit u nisën me urgjencë në spital aty ku po marrin ndihmë mjekësore, teksa autori, Mancaku, është arratisur nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar arrestimit.
Klajdi Mancaku dhe “grupi kundërshtar”, Jugern Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin dhe se molla e sherrit ishte muzika mes tyre. 25-vjeçari Mancaku ka komentuar në një video të publikuar nga grupi tjetër, duke u shkruar: Jeni grup i dobët dhe se nuk jeni realë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *