Si asnjëherë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur “pa doreza” për atë se çfarë ndodh në Parlament.
E ftuar në podcastin e Albana Osmanit, deputetja demokrate është ndalur gjatë në jetën parlamentare, duke folur shumë hapur.
Një pyetje tepër pikante, se “çfarë arome mban parlamenti”, deputetja e PD i është përgjigjur troç dhe shumë sinqerisht: “Në Parlament ka njerëz që nuk i lajnë sqetullat”, duke lënë të kuptohet se kolegët e saj shkojnë në Kuvend të palarë.
“Ka armiq të briskut dhe të dushit, sic thotë një njeri i njohur kur flet për politikanët. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre”, tha deputetja e PD, e cila u ndal edhe pak tek aftësite intelektuale të disa prej kolegëve.
“Mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, s’po flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore”, tha Flutura Açka.
Pjesë nga diskutimi:
Çfarë aromë mban Parlamenti shqiptar?
Flutura Açka: Furriku. Furrik. Meqenëse ka furriku ndonjë erë, furrik. Unë nuk e kam parasysh se çfarë ere e ka por meqenëse i thonë furrik, furrik e ka një erë. Sepse shiko… Është e bukur ta them. Në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare, por ti kupton që nuk e njeh dushin. Janë armiq të briskut dhe të dushit.
Po e thua në krahasim figurativ apo fizik?
Flutura Açka: Jo, jo e them tamam tamam unë. Edhe fizik. Ka armiq të briskut dhe të dushit, sic thotë një njeri i njohur kur flet për politikanët. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre.
Si e shkruajnë me gabime ortografike.
Flutura Açka: Hiç, mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, s’po flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore.
Po me thashetheme biseda të vogla merren?
Flutura Açka: Shumë, nëna e thashethemeve është Parlamenti. Po ka edhe njerëz të mrekullueshëm dhe jam e lumtur që i kam takuar.