Xhonatani ishte i ftuar sot në Fan Club pasi u eliminua mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother.
Pas nominimit që nga e marta me Luizin dhe Efin, Xhonatani u eliminua.
I pyetur nga moderatorja Megi Pojani për orët e para të daljes nga shtëpia, Xhonatani sqaroi se ka lexuar gjëra të ndryshme në rrjetet sociale.
“Lexova që shkruhej se unë dhe Olta kemi pasur një lidhje jashtë. Dua t’i sqaroj të gjithë që kjo nuk është e vërtetë.
Unë dhe Olta njihemi dhe familjarisht dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Këto që janë thënë janë thjesht thashetheme” tha Xhonatani.
Kujtojmë se pas hyrjes së Xhonit në BB nisën të përhaoeshin lajmet se ata të dy kanë patur një romancë gjatë kohës që Olta ka qenë e martuar. Kjo sipas portaleve ka sjellë dhe ndarjen e Xhonit me të fejuarën, e ccila ka zbuluar mesazhet mes tyre.