Aksident në Pogradec, makina me 4 pasagjerë del nga rruga, procedohet shoferi

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Pogradec ku mësohet se një automjet nën drejtimin e një 42-vjeçari ka dalë nga rruga dhe katër pasagjerët që udhëtonin me të mbetën të plagosur.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi në dalje të fshatit Vërdovë, ku personi me inicialet G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *