Haxhi Dede Edmond Brahimaj ose Baba Mondi, kryegjysh i bektashive dhe sufive në Tiranë dhe Ballkan ka treguar etapat e jetës së tij të vështirë, nga fëmijëria, ushtria, dhe feja.
“Unë jam një familje besimtarësh, kam lindur në të 19 maj 1959. Vij nga prindër nga Brataj i Vlorës. Prindërit u njohën në fshat me mblesëri. Janë martuar të rinj 17 me 19 vjeç. Nuk po krijonin dot familje dhe erdhi Dede Ahmeti, kryegjyshi botëror i bektashinjve i cili bëri një lutje të veçantë dhe Zoti më ka dhënë mua dhe pastaj tre të tjerë. Kujtonin se nuk do lindte nëna ime, por fuqia e Zotit është fuqia më e madhe. Ne tani jemi tre fëmijë, një motër na e kanë djegur në 1976-ën, në Tiranë të Re. Babi im ka qenë krahu i djathtë i Dede Ahmetit, i kanë shërbyer në kohën kur u mbyll feja dhe ata e bënë nga inati”, tregon Baba Mondi.
Si ua jepnin prindërit edukimin për fenë?
“Prindërit nuk flisnin por ardhja e Dede Ahmetit në shtëpinë time, ka lënë një sahat që unë e kam lënë në muze. Habitesha kur lexoja dhe i thosha nënës, dhe më thoshte ‘prit të keqen nëna se nuk është koha’. Shtëpia ime ka qenë shtëpia bazë e asaj kohë, ka mbështjellë të gjitha librat e besimit. Kishim hall mos digjeshin, por Zoti i shpëtoi. I vunë zjarrin shtëpisë, motra ime u asfiksua, njerëzit kujtonin se po ziheshim”, thotë ai.
Baba Modi flet edhe për periudhën kur ka studiuar për ushtarak dhe më pas u bë oficer. Kjo zgjedhje thotë ai u bë sepse “kur mbaron klasën e 8-t, një nga ne merrte të drejtë bursë. Duke më çuar mua në ushtri, merrte bursë vëllai ose motra.”
Gjatë kësaj kohe mbarova dhe shkollën fillore dhe Kryegjyshi ishte i zhveshur atë kohë por vinte dhe te ne për vizitë dhe i thonë që Mondin do e çojmë në ushtri të marr bursë që të merrnin dhe fëmijët e tjerë, se ashtu ishin kohët atëherë.Në ushtri i thanë do shajë dhe zotin se ashtu ishte Shqipëria, ai tha do ta çoni se do na duhet më vonë. Unë vajta, mbarova dy shkolla ushtarake, por shërbimi ishte i rëndë në atë kohë, njërëzit ishin të varfër, ishin pa besim. Për të dalë te shkëndija që përmendët ju, ishte nëna ime që thoshte si nuk u bë një nga fëmijët tanë ti shërbej dede Reshatit si ai i shërbeu Dede Ahmetit. Këto fjalë u ngulitën te unë derisa një ditë u mërzita në ushtri dhe u largova se nuk arrija të kënaqesha me punën time dhe u detyrova i thash dede Reshatit o hap kufijtë o hap teqet”- tregoi Kryegjyshi, baba Mondi.
“Unë jam ushtarak jam topograf, marr vesh. Kam kaluar një rini të vështirë dhe të rëndë”, shprehet Baba Mondi.