Në gjykatë mbahet seanca e pajtimit, Elia e pranishme, Princ Leka dërgon avokatin

Në Gjykatën Civile të Tiranës po zhvillohet seanca për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, të cilët kanë nisur procesin e divorcit.

Në këtë seancë të pajtimit është paraqitur Elia Zaharia, e cila shoqërohet nga avokati i saj Adriatik Bocaj. Ndërkohë, Princ Leka nuk është i pranishëm, por vetëm avokati i tij Aranit Roshi.

Palët do të pyeten nëse martesës së tyre do t’i jepet edhe një shans, në të kundërt çështja kalon në seanca gjyqësore për zgjidhje martese.

Prej më shumë se një viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia jetojnë të ndarë ndërsa po zhvillohen procedurat e divorcit. Pas ndarjes pasoi edhe përplasja fizike mes tyre, që sikurse u pa në video ishte për një konflikt të Lekës me babanë e Elias, Gjegj Zaharia. Sipas vendimit të Gjykatës Elia dhe Leka Zogu duhet të qëndrojnë 5 metra larg njëri tjetrit, ndërsa princi do të takojë vajzën Geraldinë me praninë e Dados.

Dhe shkak pikërisht është bërë tradhtia e Princ Lekës me fotografen e tyre, Blerta Celibashi. Madje në fotot e një viti më parë Elia shihet teksa ka bërë tag fotografen në fotot familjare të tyre. Elia e ka hequr fotografen nga lista e personave që ndjek vetëm pasi mediat publikuan fotot e Princit me të dashurën e re. Aktorja ka thënë se ajo jeton akoma në shtëpinë e princit pasi ishte ai që ka braktisur banesën ku jetonin të tre.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *