“Kam motrën me probleme të shëndetit mendor”, fisnik dhe me dhembshurinë e një vëllai, Drini Zeqo bën rrëfimin prekës

Drini Zeqo qëndroi shumë pak në shtëpinë e “Big Brother” por aq sa qëndroi tregoi se sa djalë elegant, i formuar, i përmbajtur dhe fisnik është.

Pak ditë më parë ai doli papritur nga shtëpia e famshme, në një moment kur ishte zgjedhur edhe lider i shtëpisë.

Në primen e sotme ai ka rrëfyer se kauza e tij në këtë spektakël ishte e motra, pasi ajo ka probleme të shëndetit mendor.

“Kam shumë vite që jetoj në një familje me një motër, të cilën e dua (kush nuk e do motrën apo vëllain). Ajo është dashuria ime më e madhe në jetë. Përsa kohë unë ende nuk kam një dashuri tjetër. Ajo ka vite që është duke luftuar me një proble të shëndetit mendor dhe unë kemi bërë një rrugëtim të përbashkët. Sapo mora vesh që ajo kishte edhe një shqetësim të shtuar përveç shqetësimit të mëparshëm, vendosa ta ndërpres menjëherë garën”, ka rrëfyer Drini.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *