Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj me anë të një postimi në Instagram ka treguar se prej një viti nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tij.
Sipas Aleksandërit vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar atë.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.
Kujtojmë që Rudina Dembacaj u divorcua Aleksandër Varfaj disa vite me parë dhe është e martuar me Mark Frrokun.