Kamerat shërbyen dhe për vrasjen e Brilant Martinajt, ja se si u zbulua ai para masakrës

– Një makinë tip Volksëagen Polo e bardhë dyshohet se dha informacion tek skuadra e vrasësve për lëvizjet që bënte hap pas hapi dhe automjetin që po përdornin, Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha, të cilët u ekzekutuan mesditën e 17 Korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës. Tv Klan ka mësuar se kjo makinë është fiksuar nga disa kamera sigurie që janë sekuestruar gjatë aksionit të Policisë, ka vëzhguar lëvizjet e viktimave nga një servis automjetesh në zonën e “Treshit” në Kamëz e deri në afërsi të mbikalimit.

Referuar burimeve nga grupi hetimor, ka dyshime se makina tip Polo e bardhë me targa shqiptare të vjedhura, pasi ka servirur informacionin tek atentatorët është larguar në drejtim të Rinasit. Pikërisht në këtë makinë që ka ndjekur të rinjtë teksa çonin mjetin e tyre në një servis, ishin të paktën dy persona, që kishin rolin e informatorit të skuadrës së killerave.

Edhe pse kanë nisur kërkime për gjetjen e mjetit, në mënyrë që të kërkoheshin gjurmë për të çuar Policinë tek informatorët, sërish nuk është bërë e mundur lokalizimit i tij. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që Polo-ja të jetë çmontuar pas masakrës së Fushë Krujës. Por edhe sot, kur kanë kaluar kanë kaluar 7 muaj nga masakra e trefishtë, ende nuk ka asnjë detaj që mund të çojë tek autorët e vrasjes.

Si ndodhi ngjarja makabre?

Mesditën e të dielës, më 17 korrik, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj.

Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje u morën Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë. 6 muajt e fundit rezulton i zhdukur edhe vetë Ervis Martinaj, pasi ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë bërë kallëzim në Polici, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *