Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos pranë ambienteve të lokalit të Fatjon Muratit, ku disa persona të paidentifikuar qëlluan me breshkëri plumbash.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se nga ky atentat ka mbetur e vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja 60 vjeç si dhe janë plagosur shtetasit Shehat Murati 50 vjeç, i cili është edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Astrit Merja 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genc Shohalli 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se pesë personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka marrë plumb në gjoks, një tjetër ka marrë të shtëna në kofshë.
Gjithashtu, një tjetër i plagosur është qëlluar me plumb në gjoks e në kokë, por fatmirësisht e ka kapur në sipërfaqe dhe nuk i ka prekur organet jetike.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndrkohë janë ngritur pika kontrolli nimpë bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.