Masakra ku vdiq banakierja në Don Bosko, ja kush dyshohet se ishte shënjestra

Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur dhe një grua ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pas të shtënave me armë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në spitalin e Traumës kanë mbërritur pesë persona, njëri prej të cilëve ka ndëruar jetë.

Mësohet se viktimë ka mbetur banakierja e lokalit, ndërsa të plagosur kanë mbetur 4 persona mes tyre edhe një fëmijë.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.

Spitali i Traumës është sot plot nga familjarët e 5 të plagosurve nga breshëria e armëve të zjarrit brenda lokalit në Don Bosko. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, familjarët e të lënduarve janë mbledhur të gjithë para derës së spitalit dhe presin lajme për të afërmit e tyre. Mes tyre ka të moshuar por edhe adoleshentë, të gjithë pranë familjarëve të tyre që po luftojnë me jetën.

Dyshohet se shënjestra ishte Fatjon Murati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Fatjon Murati një emër jo i panjohur për policinë.

Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Fatjon Murati është mik i Endrit Dokles, i njohur si anëtar i Bandës së Durrësit dhe pas lirimit nga burgu i përfolur si shënjestër e një atentati për të cilin Ervis Martinaj kishte paguar 500 mijë euro te vrasësi me pagëse i penduar Nuredin Dumani.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë pas atentatit të rëndë me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku një nga viktimat ishte Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Marinajt.Megjithatë, autorët e atij aksidenti edhe sot nuk dihet se kush janë.

Murati u ndalua një vit më parë me dyshimet se kishte lidhje me një bazë municionesh të zbuluar në Tiranë, pasi gjurmët e gishtave të tij u zbuluan në një prej kutive me armë.

Po në atë periudhë, ai u ndaluat teksa po udhëtonte me një makinë të blinduar me Indrit Doklen, ndërsa Policia u gjeti edhe një pistoletë.

Vitin e kaluar Gjykata vendosi sekuestro ndaj dhjetëra pronave të Muratit me një vlerë rreth 5 milionë euro, të dyshuara se ishin vendosur nga trafiku i drogës. Mes pronave të sekuestruara ishte edhe një ambient bar-kafe.

Nga atentati i sotëm mbeti e vrarë banakierja e loaklit, dyshohet aksidentalisht si dhe katër persona u plagosën, ndër ta një fëmijë me plumb në këmbë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *