Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Menidi të Greqisë disa ditë më parë, ku humbi jetën një 19-vjeçar shqiptar ka folur babai i tij ku ka kërkuar që këngëtari grek e ka pasur fajin në lidhje me aksidentin.
19-vjeçari shqiptar duke lëvizur me automjetin e tij kur ka bërë një devijim në rrugë dhe për pasojë është përplasur me automjetin fuoristradë të këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç.
Babai i 19-vjeçarit shqiptar, Antonio Daja thotë se këngëtari grek që ishte në timon, Janis Ksanthopoulos duhet të marrë dënimin që meriton. Ai tha se djali i tij po shkonte në punë si gjithmonë duke shtuar se për 2 muaj do të festonin 20-vjetorin e tij
“Nuk ka gjë më të padrejtë se sa të largohet një njeri i ndershëm, të shkojë pesë orë në punë dhe të largohet ashtu. Nuk ia del… Thjesht kanë shkuar në punë si gjithmonë, fëmijë shumë të mirë në mënyrën e tyre” – tha i shokuar babai i shqiptarit.
Ai shtoi: “Mësova se është faji i këngëtari, a çfarë dreqin është ai. Gjithsesi, më falni për frazën, por është faji i tij! Shpejt, me shpejtësi. Pa frena, ai u përplas dhe pothuajse mori dy jetë. Në na ka lënë plagët hapur. 19 vjeç, për dy muaj do të mbushte 20.”
“Ai vrau një djal të ri, duam të marri dënimin që meriton!”– shtoi babai i 19-vjeçarit shqiptar, Antonio Daja.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër.
Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.
Një ditë më parë ka folur dhe babi i këngëtarit grek, i cili është shprehur se nuk është djali i tij fajtor për aksidentin tragjik. Duke shpërthyer në lot, ai është shprehur se i vjen shumë keq që 19-vjeçari humbi jetën në këtë aksident.
“Ai mund të kthehet në shtëpi nesër. Fëmijët janë të gjithë aty, dhe gruaja ime. Ai nuk ka faj për asgjë, nuk ka faj. Ka qenë një makinë që ka kaluar tabelën e STOP, ai ka qenë edhe shkaku i aksidentit. Jani është i tronditur për fëmijën që u vra. Faleminderit Zotit djali im është mirë. Djali është shumë i ndjeshëm për atë që ka ndodhur. Më vjen shumë keq për fëmijën, kam qarë që në mëngjes”, – tha ai.