Grabitet argjendaria në Tiranë, hajduti hyn nga tarraca, merr 10 mln lekë mall

Një argjendari është grabitur gjatë natës te “Rruga e Dibrës” në kryeqytet.

Argjendari quhet Gold&Gold, dhe sipas burimeve autori ka marrë sende me vlerë, të cilat kapin shumën 1 milionë lekë të vjetra (10 milionë lekë të reja).

Nga raportimet e deritanishme thuhet se është vetëm një autor qe ka marr pjesë në vjedhje, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa janë mbledhur edhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe po analizohen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *