Kërcënoi avokaten në Korçë me armë për procesin gjyqësor, ky është 74-vjeçari

Ky është Nikollaq Çango, i moshuari që mori peng avokaten Entela Dvorani dhe i drejtoi armën. Avokatja denoncoi se i moshuari i kishte shkuar në zyrë me armë. Pasi e kërcënoi duke i drejtuar armën (pistoletë pneumatike) nuk e lejoi që të dalë nga zyra e saj.

Shkak i debatit është bërë fakti që qytetari i ka kërkuar llogari mbi ecurinë e procesit gjyqësor për një dosje në Gjykatën e Lartë që kishte disa vite stok në pritje të gjykimit. Avokatja Entela Dvorani rrëfeu se si i moshuari i kishte shkuar në zyrë, duke e kërcënuar me jetë.

Policia ka vënë në hetim 74-vjeçarin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *