Kërcënoi me jetë djalin e kryeministrit Rama, Policia arreston banorin e ‘5 Majit’, Hoxha: Jam penduar

Policia ka marrë masa ndaj personit që kërcënoi live djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama. Raportohet se, Ivzi Hoxha, u arrestua nga Policia tre ditë më parë për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”. Hoxha, gjatë një emisioni televiziv kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha fjalë kërcënuese ndaj djalit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e ‘5 Majit’ për shkak të projektit të ndertimit të banesave sociale. Gjatë marrjes në pyetje Hoxha i ka thënë hetuesve se ai kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij dhe ka thënë ato fjalë. Ai është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.

Prokuroria kishte kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 15 ditor, por Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

‘Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’-njofton Policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *