Pamje të rënda, dy të rinj qëllojnë 27 herë me thikë 41 vjeçarin në Bllok

Personi në foto është Eder Dorzi, banues në ‘Ali Dem’ përsoni i cili është plagosur 27 herë me thikë nga dy persona, brenda një lokali të njohur në Bllok.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari E.Dorzi është qëlluar disa herë me thikë. 41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.
Maren Hoxha dhe Heridon Hasa janë dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim nga policia, të cilët deri tani nuk janë lokalizuar. Këta njihen nga blutë si përdorues të lëndëve narkotike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *