Shtyhet për të disatën herë gjyqi në ngarkim të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Edhe këtë herë shkak është berë mosprezenca e avokatit Maksim Haxhiaj, por dhe vetë Tahiri nuk ka qenë në Elbasan.
Ende nuk dihet qëllimi i shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave për sa kohë ka qenë vetë Tahiri i cili ka kërkuar t’i ulet dënimi dhe t’i njihet shërbimi i provës.
Në 4 shkurt 2022, Apeli i GJKKO dënoi Tahirin pas një seance maratorë me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”.
Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.