“Shtëpi bari” në vilën luksoze në Vlorë, video e ndërhyrjes së policisë që zbuloi kanabisin

Polica e Vlorës ka publikuar pamjet nga megaoperacioni “Indoors” i finalizuar mëngjesin e sotëm ku u bë i mundur zbulimi i dy shtëpive të cilat përdorehin për rritjen e kanabisit.

Në videon e publikuar shihet një super vilë luksoze e cila ishte kthyer në “shtëpi bari”.

Në kuadër të këtij operacioni ranë disa persona, mes tyre dhe punonjës të OSHEE, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë.

Në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj, ndërsa në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.

U bë i mundur sekuestrimi i 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Policia tha se gjatë këtij operacioni, është arrestuar një person, i identifikuar si Ledjon Zahaj, i cili dështoi të kryente një vrasje ditën e enjte.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *