Mashtrimet në internet janë të shpeshta, por personat që i bëjnë ato përpiqen të gjejnë gjithmonë mënyra të reja se si të përfitojnë nga qytetarët e thjeshtë. Së fundmi emisioni Fiks Fare ka pasqyruar shqetësimin e tre qytetarëve të cilët kanë paguar shuma të larta nga 3 mijë deri në 11 mijë euro me premtimin se do të punësoheshin në Gjermani, Angli apo Suedi.
Personi i parë që ka paguar 3000 euro për të shkuar në Gjermani, por pasi shkoi atje dhe me udhëzimin e personit që i mori paratë (Emiljano Tresa) punoi tre muaj në të zezë, u kthye në Shqipëri. Edhe pse priti për kontratën e punës ajo nuk erdhi kurrë. Personi që i ka marrë i ka bërë bllok në çdo adresë.
Personi i dytë ka paguar 10 mijë stërlina për një vizë turistike në Angli. Ai i ka dhënë një pjesë të parave me noter personit të quajtur Amarildo Jaku, të cilin e gjeti në Tik Tok, por pasi ai ka marrë gjithë shumën ai nuk përgjigjet më.
Ndërsa 45 vjeçari Ylli Hoxha ka paguar 5 mijë e 500 euro dhe deklaron se ka parë një njoftim për punë në Suedi si hekur thyes, nga një person i quajtur Emirjan Gilani. Edhe ky i njohur nga Tik Toku.