I mori jetën vjehrrit dhe vjehrrës dhe i futi në valixhe, flet për herë të parë Elona Kaleshi

Në 2015 një çift shqiptarësh nga Vlora humbin kontaktet me familjarët e tyre, pikërisht në ditën që i biri lirohej nga qelia ku kishte disa vite që qëndronte. Shpëtim dhe Teuta Pasho 54 dhe 52 vjeç që nga 2 nëntori i 2015 dhe deri më 2020 nuk dihej se ku ishin, ndërsa trupat e tyre u gjetën të copëtuar brenda tre valixheve në tokën e një fermeri që po e punonte.

Si e dyshuar u arrestua nusja Elona Kaleshi, e cila ditën e djeshme ka folur për herë të parë para prokurorëve, ndonëse u prangos që në 2020. Ajo nuk ka pranuar se është autorja e ngjarjes edhe pse u mbajt për 8 orë në pyetje.
36-vjeçarja raportohet se ka treguar për historinë me Taulant Pashon, që nisi pas një takimi në pub në 2009-n e që më pas kulmoi me bashkëjetesë në 2012. Në 2014-n ai është në burg, ndërsa ajo i shkruan me spraj një mesazh (Të dua Taulant, më mungon), në një mur përballë burgut të Solicciano, në afërsi të të cilit u zbuluan dhe valixhet: “E njihja atë zonë. Në atë rrugë, 10 minuta larg shtëpisë time, shkoja gjithnjë me qentë. Nuk isha e vetmja që shkoja në ato fusha për t’i shëtitur”, mësohet të jetë përgjigjur shqiptarja.

“E ngjizëm fëmijën me Taulantin në Sollicciano, në kopshtin e takimeve në burg. E ndërpreva shtatzëninë më 27 Tetor të 2015-s dhe ai e dinte”, dëshmoi 36-vjeçarja.

Por vetë Taulanti, ka deklaruar në fakt të kundërtën. Para autoriteteve ai ka thënë se nuk e dinte shtatzëninë dhe se në burg nuk ishte e mundur që të kishte raporte intime. Sipas hetuesve, ajo është autorja dhe arsyeja pse mund ta ketë bërë këtë është që prindërit të mos i tregonin të birit për abortin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *