Kishte bërë kërkesë për strehim por u la në rrugë i pastrehë, 37 vjeçari shqiptar gjendet i pajetë

Një 37 vjeçar shqiptar nga Kosova është gjetur i pajetë në një rrugë të Strasburgut.

Bëhet fjalë për Sabit Hadzijaj. 37-vjeçari u gjet i vdekur në cepin e një pallati në një rrugicë të qytetit, e cila ishte bërë strehë për të kohët e fundit, pasi ai jetonte në mes të rrugëve për shkak të vështirësive ekonomike.

Shqiptari u gjet i pajetë në lagjen e stacionit të trenit në Strasburg mëngjesin e 1 shkurtit.

Do të jenë rezultatet e autopsisë ato që do të tregojnë shkakun e vdekjes së 37-vjeçarit.

Mediat e huaja raportojnë se 37-vjeçari, Sabit Hadzijaj, kishte bërë kërkesë për strehë urgjente më 24 janar. Por rasti i tij u la në pritje, e për fat të keq ai vdiq një javë më pas.

Mësohet se 37-vjeçari fatkeq jeton në Strasburg që prej moshës së fëmijërisë.

Ndërkaq nuk ka ende detaje se si i riu nga Kosova përfundoi në mes të katër rrugëve të Strasburgut.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *