Koha ka ndalur për të! Xhoana Nano rishfaqet në Shqipëri, feston 50-vjetorin e lindjes

Rikthehet Xhoana Nano! Që pas largimit nga politika të bashkëshortit të saj, ish-kryeministrit Fatos Nano, edhe Xhoana Nano duket se ndjek të njëjtën “rrugë”. Megjithatë, pak ditë më parë çift është rishfaqur në Shqipëri nga Vjena ku jetojnë, pasi Xhoana Nano ka festuar 50-vjetorin e lindjes.

Artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty,”- shkruan ajo në krah të fotos.

Xhoana dhe Fatos Nano lidhën kurorë në 9 nëntor 2002, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë, Rexhina.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *